Flash News

Kosova

Qëlloi me shuplakë një polic, arrestohet duke hyrë ne emision bashkëshorti i ish-ministres së Ramës

Qëlloi me shuplakë një polic, arrestohet duke hyrë ne
 

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar këtë mbrëmje nga policia.

Arrestimi i tij u krye teksa po hynte në një emision në T7 në kosovë, për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot.

Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.

Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj godet me shuplakë një zyrtar policor.

Dardan Molliqaj, eshte bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit Besa Shahini. 

Të fundit