Flash News

KRYESORE

Kosovë/ Shembet dheu në minierë, humb jetën inxhinieri dhe minatori

Kosovë/ Shembet dheu në minierë, humb jetën inxhinieri dhe

Dy persona kanë humbur jetën pas shembjes së një masivi dheu në minierën e Artanës në Kosovë.

Autoritetet kosovare bëjnë me dije se viktimat janë një minator dhe inxhinieri i kësaj miniere, përkatësisht Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj.

“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan. Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana”, thuhet në njoftim.

Në një reagim për këtë ngjarje, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINS) në Kosovë u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe thekson se autoritetet po bëjnë gjithçka për t’iu ardhur atyre në ndihmë.

Të fundit