Flash News

KRYESORE

KQZ miraton rezultatet e votimit në disa qarqe, pritet përgjigja për Shpëtim Idrizin

KQZ miraton rezultatet e votimit në disa qarqe, pritet përgjigja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet për nxjerrjen e rezultatit të votimit në zonat zgjedhore të disa qarqeve të vendit për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Sipas njoftimit për shtyp të KQZ-së, u shqyrtuan dhe miratuan projektvendimet për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonat zgjedhore, të qarkut Fier, Kukës, Elbasan, Lezhë dhe Dibër.

Pritet që në orët në vazhdim KQZ t’i kthejë përgjigje edhe PDIU-së për ankesën e saj të datës 27 qershor, ku bëhet fjalë për qarkun e Tiranës dhe për 4 qendra votimi, ku 31 vota të PDIU-së kanë shkuar gabimisht për PDS. Këto vota, sipas PDIU, nuk janë pasqyruar drejt nga grupet e numërimit dhe si këto raste janë edhe shumë të tjera të evidentuara, ndonëse zyrtarisht ankesa është bërë vetëm për këto 4 qendra numërimi.  Pritet që në orët në vazhdim kjo aneksë të merret në shqyrtim, për t’i shuar dilemën nës Shpëtim Idrizi do të jetë apo jo pjesë e parlamentit të ri.

Të fundit