Flash News

KRYESORE

Kreu i Gjykatës së Posaçme të Tiranës rezulton i infektuar me COVID

Kreu i Gjykatës së Posaçme të Tiranës, Sandër Simoni, rezulton i infektuar me COVID-19. Mësohet se, Simoni ka zhvilluar disa seanca përgjatë ditëve të fundit, ndërsa kishte 5 ditë që vijon të jetë i infektuar.

Pas rastit, Gjykata e Posaçme mbyllet deri në momentin e daljes së testeve për të gjithë stafin, ndërkaq ka nisur hetimi epidemiologjik për kontaktet e gjyqtarit. Po ashtu, bëhet me dije se në vijimsi janë pezulluar seancat gjyqësore të regjistuara në emër të tij.

Kujtojmë se, dy ditë më parë, u mbyllën Gjykata e Apelit në Durrës dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë pasi dy gjyqtarë dhe një punonjës rezultuan pozitivë me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fudit u shënua një tjetër rekord me shifrat e infektimeve në vend, ku Ministria e Shëndetësisë raportoi 90 raste pozitive, si dhe dy viktima tek Spitali Infektiv.

Të fundit