Flash News

KRYESORE

Kreu i PD-së tregon arsyen se përse zgjedhjet e parakohshme janë afër

Kreu i PD-së tregon arsyen se përse zgjedhjet e parakohshme janë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u kërkoi strukturave të partisë që të bëhen gati për zgjedhjet e parakohshme dhe ai beson se mbajtja e tyre është e realizueshme. Ai mendon se daljen e Shqipërisë nga kriza do ta diktojë vullneti i përbashkët i shumicës dërrmuese te shqiptarëve dhe i mbështetësve tanë dhe i partnerëve ndërkombëtarë.

I pyetur nëse i sheh të realizueshme zgjedhjet parlamentare në pranverën e vitit tjetër, ai u përgjigj: ?

“Ne insistojmë që këto zgjedhje t’i mbajmë një orë e më parë, sigurisht me garanci për qytetarët shqiptarë. Mendoj se me 9 kushtet e Bundestagut që tashmë përbëjnë një udhërrëfyes jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Këshillin Evropian, jemi një hap më afër realizimit të një synimi fisnik, sepse nuk ka asgjë të keqe për një demokraci të bëjë zgjedhje të parakohshme. Problemet me demokracinë nisin kur nuk ka zgjedhje ose kur ka zgjedhje te manipuluara apo të diktuara nga forca të errëta, siç është krimi i organizuar apo oligarkia.”, tha Basha në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Të fundit