Flash News

KRYESORE

Krimet e Rënda kërkojnë burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën, akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut

Krimet e Rënda kërkojnë burgim të përjetshëm

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut.

Çollaku u rrëmbye më datë 6 janar 2016 nga katër persona të maskuar si oficerë policie dhe një ditë më pas trupi i tij u gjet i lidhur këmbë e duar dhe me plumb në kokë në fshatin Murqin të Krujës.

Sipas prokurorisë, akt-ekspertimet laboratorike tregojnë se disa njolla gjaku të gjetura në automjetin e ish-oficerit të policisë Ervin Dalipaj janë të njëjta me gjurmët e gjakut të konstatuara në fashetat me të cilat ishte lidhur viktima. Mirëpo hetimet për Ervin Dalipajn, ish-shef i Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, u ndaluan pas vrasjes së tij në një atentat  në prill të këtij viti.

Denis Shtraza u arrestua mbrëmjen e  28 janarit 2016, në aeroportin “Nënë Tereza” teksa po përpiqej të largohej nga Shqipëria. Shtraza para trupit gjykues është shprehur se nuk ka lidhje me akuzat ndaj tij, pasi me Çollakun kanë qenë shokë. 

Të fundit