Flash News

KRYESORE

Kriza politike/ Arben Malaj pret një thirrje nga Ismail Kadare

Kriza politike/ Arben Malaj pret një thirrje nga Ismail Kadare

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar se shoqëria civile dhe intelektualët nuk duhet të qëndrojnë pasiv në krizën e rëndë politike që po kalon vendi. Në ‘Ora News’, Malaj tha se edhe shkrimtari Ismail Kadare mund të japë një mesazh pa qenë e nevojshme të bëhet palë.

“Jemi në pikën që nuk duhet të jemi, është shumë pasive dhe shoqëria civile. Më habit që janë shumë pasiv disa personalitete publike që mund të ndikojnë në momentet e vështira që kalon një vend. Personalitet në fushën e kulturës është Kadareja, pa u bërë palë ai mund të japë një mesazh. Ish-presidentët e vendit janë një institucion që duhet të amortizojnë momentet kur politika e ditës bëhet agresive. Besoj që kanë shumë në dorë”, u shpreh Malaj.

Sipas ish-deputetit të PS, është e pajustifikueshme që politika të mbërrijë në një pikë ku njerëzit janë të pasigurtë për të ardhmen e tyre.

“Është e pajustifikueshme, pavarësisht nga argumentat që jep secila palë, që politika shqiptare të mbërrijë në një pikë ku njerëzit janë të pasigurt për të ardhmen e tyre, zhgënjimi e ka vrarë shpresën, dëshira për tu larguar e ka cënuar gjithnjë e më shumë vendin tonë, po ikin njerëz që kanë halle ditore por po ikin dhe njerëz të mençur, klasa e mesme, ka më pak ardhje dhe kthim pas në vend, ka më shumë dëshirë për të qëndruar jashtë, ka më shumë biznese vendase dhe të huaja që po stepin”, ka deklaruar Arben Malaj.

Të fundit