Flash News

KRYESORE

Kryemadhi ‘bonus’ për Veliajn: Është i pëlqyeshëm dhe ka punuar

Kryemadhi ‘bonus’ për Veliajn: Është i

Monika Kryemadhi i ka dhënë sot një dorë Erion Veliajt, i vendosur së fundmi nën akuza të forta nga qytetarët për shkak të sjelljes së treguar me protestuesit te ‘Unaza e Re’. Kryetarja e LSI foli për kryebashkiakun e Tiranës me ton pozitiv, si dhe e 'amnistoi' për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe të 'Unazës së Re', duke theksuar se është Edi Rama që e shtyn të përfshihet për shkak të pëlqyeshmërisë që Veliaj ka te publiku.

“Edi Ramës i intereson pëlqyeshmëria që ka Erion Veliaj te publiku. Tani të themi të vërtetën, s’mund të thuash që nuk ka punuar Erion Veliaj, por duhet shumë më shumë. Veliaj, me këta kriminelët, nuk përfshihet”, tha Kryemadhi gjatë emisionit ‘Zonë e Lirë’ në Tv Klan.

Kryemadhi u shpreh e bindur se Edi Rama nuk do e kandidojë Veliajn për zgjedhjet lokale të 2019-ës, pasi në këtë mënyrë kryebashkiaku do e rrezikonte për t’i marrë drejtimin e Partisë Socialiste.

“PS nuk ka kandidatë më të fortë se Veliaj”, tha Kryemadhi duke shtuar se opozita po punon për të gjetur një kandidaturë të fortë për t’u përballur me kryebashkiakun aktual.

Kërkesa e Kryemadhit: Të bëhet publike kush është pronari i tokës te ‘Unaza e Re’

Të fundit