Flash News

KRYESORE

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Shqipëria si Çikago e viteve 20’, nuk i përçan dot shqiptarët

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Shqipëria si Çikago e viteve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që u bënte thirrje njerëzve që të mos dëgjonin fjalët e saj.

Në një status në Faebook, ajo shkroi se i vjen keq për kryeministrin, pasi “merr nëpër gojë, shan e pështyn këdo, që i fanepset në ëndrra dhe i prish rehatinë e pushtetit tënd kriminal”.

“Ed, mos u merr me filxhanë, kazanë apo tepsi, por dil e shpjegoju shqiptarëve disa të vërteta të mëdha, që do të ndjekin gjithë jetën. Ndoshta për fat të keq edhe pas saj.

Shpjegoju shqiptarëve si e ke vënë shtetin ne shërbim te krimit. Dhe jo vetëm për trafiqet e drogës, pastrimin e parave, por për atë që të është bërë hall shumë i madh dhe nuk të lë as të flesh. Përdorimin e policisë dhe prokurorisë në shërbim të ca bandave, që blejnë votat për ty, kundër disa bandave të tjera. Asgjë më pak se në Çikago e viteve 20 të shekullit të kaluar. Këtu e ke çuar shtetin e shqiptarëve.”, shkroi Kryemadhi.

Ajo e pyeti ramën se “si ka mundësi që 500 milion euro PPP, të rrugëve Balldren-Milot dhe rrugën e Arbërit, ua jep dajë e nip. Dy koncesionet me korruptive, jo në Shqipëri, por besoj në të gjithë Botën”.

Kryemadhi ia bëri të qartë kreut të ekzekutivit se se me kriminelë dhe me dhunën e policisë, do ta ketë të pamundur që të nënshtrojë shqiptarët në betejën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Edi, kam edhe një këshille për ty. Hiq dorë nga mbjellja e përçarjes mes shqiptareve, se kush është munduar ta bëjë ka korrur një fund të tmerrshëm.”, ishte mesazhi i saj.

Të fundit