Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Kur vëmendja është te Xhafaj, del në skenë Tahiri

Kryemadhi: Kur vëmendja është te Xhafaj, del në skenë

Për masën “arrest shtëpie” nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Tahirin ka reaguan dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Kryemadhi shprehet se rilindasit sot janë bërë të paparashikueshëm më veprimet e tyre.

Sipas saj, në një moment kaq të nxehtë kur vëmendja është te ministri aktual Fatmir Xhafaj, del në skenë Saimir Tahiri.

Reagimi i Monika Kryemadhit:

E kisha thënë!

Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!

Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.

Një figurë e djegur, që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish kolegët!

Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve në PS.

Tashmë padrejtësia është përballë popullit , sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij.

Të fundit