Flash News

KRYESORE

Kryenin vjedhje banesash në Fier, në pranga 4 persona

Kryenin vjedhje banesash në Fier, në pranga 4 persona

Policia ka arrestuar 4 persona, të cilët kryenin vjedhje banesash në Fier, në kuadër të operacionit të koduar “Brava”.

Në cilësinë e provës matariale janë sekuestruar disa prej sendeve të vjedhura dhe sendet me të cilat kryheshin vjedhjet.

Policia e Fierit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Emanuel Doda, 23 vjeç, banues në Vlorë, Lediona Preçi, 21 vjeçe, banuese në Vlorë, Bledar Skënderaj, 24 vjeç, banues në Vlorë, Klaustin Zeneli, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje banesash me thyerje në qytetin e Fierit, duke thyer bravat e dyerve të banesave që vidhnin.

Të fundit