Flash News

KRYESORE

Dokumenti/ Balla emëron dhe shkarkon brenda ditës kreun e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara pas denoncimit të PD

Dokumenti/ Balla emëron dhe shkarkon brenda ditës kreun e

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha sot në një deklaratë për mediat se ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka emëruar në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Ferdinant Tarazhin.

Ky i fundit, theksoi Këlliçi, është njeriu i punësuar tek inceneratori i Tiranës dhe i denoncuar në Prokurorinë e Posaçme. Demokrati tha se Tarazhi është denoncuar për abuzim me procedurat tenderuese për rikonstruksionet e komisariateve.

Megjithatë, vetëm pak orë pas denoncimit, Ministria e Brendshme u tërhoq  pasi dokumenti i publikuar në media me firmën e Ballës tregon se në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara nuk është emëruar Ferdinant Tarazhi, por një zyrtar tjetër, Idriz Haxhiaj.

Dokumenti/ Balla emëron dhe shkarkon brenda ditës kreun e

Një shkrim i BIRN i publikuar pas këtij rasti të pazakontë, sqaron se për komandimin në krye të Agjencisë të Tarazhit, ministri i Brendshëm, Taulant Ballaka lënë të kuptohej se urdhri i komandimit të Tarazhit kishte qenë në fuqi më pak se një orë dhe ishte ndryshuar për shkak të konfliktit të interesit në dukje.

 

 

Të fundit