Flash News

KRYESORE

Nis nesër rinumërimi i votave të 11 Majit, kush rrezikon mandatin; gara mes kandidatëve

Nis nesër rinumërimi i votave të 11 Majit, kush rrezikon

Nesër, fillon procesi i rinumërimi të votave të 11 Majit, në 2234 qendra votimi. Procesi do të kryhet në stadiumin “Fahrie Hoti”, ku fillimisht do të hapen 97 kuti votimi të bashkive Peqin dhe Gramsh.

Më pas do të vijojë numërimi i kutive të Qarkut të Tiranës me 1282 dhe në Fier me 580 kuti votimi. Në fund do të numërohen 275 kuti të qarkut Durrës, përfshirë edhe kutitë e votimit të diasporës.

TIRANË

Mandati i dytë i partisë “Mundësia”, vihet në diskutim, i cili nëse e humbet i kalon PD-së, dhe bëhet me 14 deputetë. Nëse dalin 1200 vota në favor të PD-së në parlament nuk hyn Erald Kapri, por Ilir Alimehmeti.

DURRËS

Në Durrës, Aulon Kalaja është në garë numërimi me ish-prokurorin Arjan Ndoja.

FIER

Koalicioni “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt e humbi mandatin për rreth 500 vota. Nëse rinumërimi e çon në avantazh partinë e Adriatik Lapajt, atëherë Azmer Duleviç bëhet deputet dhe i rrëmben mandatin PS-së duke lënë jashtë është Zegjine Çaushin.

Kutitë e hapura në Peqin dhe Gramsh nuk pritet të ndikojnë në rezultat.

Sa i përket kandidatëve, diferenca më e ngushtë e kandidatëve demokratë në Tiranë, është mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, pasi deputetja e zgjedhur ka një avantazh prej 2400 votash.

Mes socialistëve, diferenca më e ngushtë është ajo mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylamentit. Ish-ministrja ka një avantazh prej 140 votash.

Nga ana tjetër, Xhemal Qefalia është 500 vota larg Ornaldo Rakipit, i cili doli fitues.

Të fundit