Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Gjenden pesë ditë pas zhdukjes trupat e pajetëtë dy të rinjve në Malësinë e Madhe,Vilson Çutaj dhe Klement Pepajt. Vrasësi dyshohet të jetë Daniel Pepaj me të cilin janë konfliktuar për parcelat me kanabis.

■ Debati taksë e sheshtë apo progresive, Rama i përgjigjet PD: Hoqëm 10%-shin famëkeq për të gjithë. Rreth 210 milionë USD më shumë për punonjësit e shtetit.  

■ Zgjedhjet në PD; nis votimi i kandidatëve të PD-së në Fier, pjesë e emrave edhe dy mjekë.  

■ Qeveria miraton aktin normativ: Falen të gjitha gjobat e vendosura gjatë 7 muajve të pandemisë COVID! Rama: Lekët në llogari brenda 15 nëntorit. U falet gjoba edhe familjeve të prekura nga 2 tërmetet (21 shtator dhe 26 nëntor 2019) për shkelje gjatë kryerjes së punimeve.

■ Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës;identifikohet autori i vrasjes, policia aksion për kapjen e tij.

■ PD ka publikuar dokumente të cilat i quan shkelje të ligjit elektoral nga PS. Ish-deputeti Luçiano Boçi thekson se Rama ka filluar që tani nga skemat për t’i shpëtuar humbjes në 25 prill. Boçi shprehet se drejtorët e shkollave kanë urdhëruar mësuesit të mbledhin të dhënat personale të prindërve.

■ “Ethet e së premtes” në Asamblenë e PS, a do ketë sot ndryshime në qeverinë Rama? Ministrat që rrezikojnë pak muaj para zgjedhjeve.

■ Blok kërkon ndarjen e Shkupit nga Tirana? Zbardhet qëndrimi zyrtar i Holandës për negociatat me Shqipërinë. Holanda mori progres raportin për Shqipërinë dhe në ditët në vijim qeveria do t’i dërgojë një vlerësim te kësaj pakete parlamentit, i cili më pas do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare.

■ Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar marrëveshjen e nënshkruar në 5 qershor me kompromis mes të gjitha palëve politike në Këshillin Politik si ordinere. Presidenti tha se në thelb ky pakt është i tillë pasi të bësh zgjedhje të barabarta është një normë elementare, sidomos për një vend anëtar i NATO dhe që aspiron të jetë pjesë e BE.

■ Naftëtarët e Ballshit, pas 11 ditësh në grevë, morën vendimin ekstrem për të mbyllyr derën duke mos lënë askënd të hyjë dhe duke thënë se do dalin nga aty vetëm me barelë,  nëse ata nuk dëmshpërblehen. 

■ Këngëtarja e njohur, Eli Fara i bashkohet PS: Kam jetuar në Amerikë, Tirana po ua kalon kryeqyteteve të botës.

■ Skualifikimi i Rusmajlit për KQZ-në e Re, Topalli 'i përvishet' Bashës: E turpshme! Rrëzove zv.kryeministrin tënd për të votuar ministrin e Ramës.  

Të fundit