Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS thyen heshtjen për raportin e ODIHR: Gjetjet janë të njohura për çdo shqiptar

PS thyen heshtjen për raportin e ODIHR: Gjetjet janë të njohura

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka reaguar për herë të parë ndaj raportit të ODIHR, i cili kritikon Partinë Socialiste për përdorimin e administratës publike dhe sistemit të patronazhimit gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Manja pranoi se konstatimet e raportit përputhen me ato që opozita ka artikuluar pas zgjedhjeve, duke theksuar se “çdo shqiptar i njeh tashmë ato gjetje”. Megjithatë, ai zgjodhi të fokusohet tek rekomandimet e ODIHR, duke shmangur komentet mbi përmbajtjen kritike të raportit.
“Përsa i përket konstatimeve, janë ato që besoj pas 11 majit i di çdo shqiptar, se sa janë theksuar nga opozita jo një, por disa herë edhe në seancë plenare,” deklaroi Manja.

Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe atij për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, u miratuan gjashtë rezoluta që lidhen me institucionet e drejtësisë, Komisionin për Prokurimin Publik dhe Administratën Publike. Opozita votoi kundër.

Të fundit