Flash News

KRYESORE

Të zhgënjyer me vendimin e Bashës, tetë deputetët që i dalin krah Sali Berishës

Të zhgënjyer me vendimin e Bashës, tetë deputetët

Pas përjashtimit të ish kryeministrit Sali Berisha me vendim të kryedemokratit Lulzim Basha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, në selinë blu janë krijuar të dukshme dy fraksione.

Pasi e kundërshtoi vendimin e Bashës, Berisha nisi turin e tij me demokratët në të gjithë vendin përmes lëvizjes ‘Foltorja’.

Krahas mbështetësve në radhët e qytetarëve, të shumtë ishin edhe eksponentë brenda PD-së, që kanë marrë pjesë deri tani në takimet e zhvilluara nga Sali Berisha.

Ish kryeministri ka organizuar katër foltore deri tani, në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës dhe sot në Shkodër, lëvizje që ish-kreu i PD, synon mbledhjen e 1500 firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe të organizojë një referendum për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat.

Mes mbështetësve janë rreshtuar edhe deputetë aktualë të PD si Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Flamur Noka, Tritan Shehu, Isuf Çelaj, Luan Baçi, Bujar Leskaj së fundmi Edmond Spaho.

Emra të tjerë që i janë bashkuar ndër takime janë edhe Bujar Nishani, Nard Ndoka, ish deputeti Igli Caran në Durrës, ish deputeti Dashamir Tahiri,  ish-sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, ish deputetët Klevis Balliu, Gent Strazimiri, Aldo Bumçi, Astrit Veliaj, Anton Frroku, Keltis Kruja, Albina Deda, Liljana Elmazi si edhe Arbjola Halimi etj.

Berisha ka akuzuar Bashën si peng i Edi Ramës pasi mori vendimin që të përjashtonte atë nga grupi.

Të fundit