Flash News

KRYESORE

Kuksiani i arrestuar pëson infarkt në burg

Kuksiani i arrestuar pëson infarkt në burg

Sot ka pësuar infarkt në burg një nga kuksianët e arrestuar në Rrugën e Kombit. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Florin Onuzi banues në fshatin Nangë, Kukës.

Sipas “dritare.net” Florin Onuzi, ndaj të cilit më 20 prill 2018 Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” është liruar në javët e para të majit.

Shkak për lirimin e tij është bërë sepse 35-vjeçari ka pësuar një infarkt dhe pasi ka qëndruar disa ditë në spitalin e Tiranës, është liruar me vendim Gjykate.

Onuzi pas lirimit dhe pas daljes nga spitali i Tiranës ka kaluar edhe disa ditë në spitalin e Kukësit. Familjarët konfirmojnë lirimin e Onuzit por ende nuk dihen detaje sa i takon gjendjes së tij shëndetësore.

Të fundit