Flash News

KRYESORE

Kulluri për foton Rama - Obama: Kryeministri do ketë probleme me ligjin

Kulluri për foton Rama - Obama: Kryeministri do ketë probleme me

Ish-anëtar i këshillit kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri mendon se kryeministri Edi Rama është në pozicion të vështirë, pas skandalit për pagesë për foton e bërë me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Barack Obama.

Gjykata Amerikane në Nju xherri vendosi të dënojë 61 vjeçarin Uilliam Argeros me 4 muaj burg, pasi kontribuoi në mënyrë të paligjshme me 80 mijë dollarë për llogari të një politikani të huaj në fushatën presidenciale amerikane të vitit 2012.

Avokati i tij tha se ‘klienti i tij po vepronte për llogari të Edi Ramës’, në atë kohë kryetar i opozitës dhe kandidat për kryeministër i Shqipërisë.

“Unë besoj se Edi Rama është në pozicion të vështirë, besoj do ketë problem ligjor me këtë financim, që dyshohet i paligjshëm. Një person ka përmendur Rama në gjyq. Përgjigja e Ramës me anë të shefit të kabinetit ishte gabim, sepse ai duhet që të përgjigjet vetë. E dyta, nëse Rama paguan para për një fotografi, çfarë bën me paratë që vijnë për investime në Shqipëri? Kemi dy liderë që bëjnë këto punë, të cilët sulmojnë njëri-tjetrin politikisht. Jam dakord që kjo Prokurori nuk funksionon sot.”, tha Kulluri në emisionin “Real Story” në News 24.

Të fundit