Flash News

KRYESORE

Kur Taulant Balla flet ‘fjalë për fjalë’ si Koço Kokëdhima

Socialistët duket se kanë nisur përgatitjet e para për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Taulant Balla ishte dy ditë më parë në Vlorë në një takim me strukturat e PS-së.

Ndër të tjerash, duke folur para strukturave të PS-së së Vlorës, Balla tha se “në Qarkun e Vlorës nga katër bashki që kemi sot, duhet t’i fitojmë të shtata”.

Por kjo është një deklaratë e ‘përdorur’ edhe më herët nga socialistët. Ka qenë Koço Kokëdhima i cili në fushatën për zgjedhjet e 2015-ës do të deklaronte se PS do ti fitonte të shtata bashkitë e qarkut.

Mesa duket, fakti që Vlora është zona ku, kryetari i Ballës dhe deri pak kohë më parë edhe i Kokëdhimës, është zgjedhur deputetë bën që drejtuesit të flasin me objektiva të larta.

Të fundit