Flash News

KRYESORE

Kush është personazhi publik që vendosi shkronjat në ‘Teatrin Kombëtar’

Një numër i madh artistësh dhe qytetarësh u mblodhën sot pasdite para Teatrit Kombëtar për të vendosur shkronjat e godinës, të hequra fshehurazi më 26 prill në orët e vona të natës. Personi që vendosi shkronjat ishte shkrimtari Rudi Erebara, i cili është një prej personazheve publike që ka mbështetur këtë kauzë që prej një viti.

"Është një arritje shumë e madhe edhe i tregojmë qeverisë dhe të gjithë këtyre hajdutëve të natës, se nuk fitojnë dot me ne, e kanë të humbur. Kjo është një luftë e cila sapo ka filluar dhe do ta shihn se ku do të shkojmë. Duhet të mbledhin mendjen e kokës dhe të ikin. Rama ik, bashkë me Erionin dhe të gjithë qentë e tjerë. Ne jemi e kundërta e ligjit 7501, ne po vendosim sinorët, po mbrojmë historinë tonë", deklaroi Erebara.

Gjesti i tij u përshëndet nga të pranishmit, të cilët e duartrokitën gjatë dhe u shprehën se nuk do te lejojne shembjen e godines 100 vjeçare.

Të fundit