Flash News

KRYESORE

Kush është "Pirro" bosi durrsak i heroinës që komandon operacionet nga burgu i Saluzzos

Kush është "Pirro" bosi durrsak i heroinës që

Ashtu si në vitet ’80-të, Italia është pushtuar sërish nga heroina, për këtë herë në krye qëndrojnë bosat shqiptarë.

Në një artikull të publikuar ditën e sotme nga "Il Giorno", e cila zbardh  detaje të operacionit "Shqiponja e zezë" të disa ditëve më parë ekzekutuar nga policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare.

"Gangsterët shqiptarë të ardhur nga Durrësi e Tirana e kanë kthyer Milanon në një qëndër të heroinës, por jo vetëm për Italinë veriore por dhe për Zvicrën. E në rajonin e Lombardisë mafia shqiptare ka mundur të ngrejë dhe impiante të përpunimit të drogës, simptomë e vërtetë e fuqisë së saj organizative”, shkruan ndër të tjera ‘Il Giorno’.

Kujtojmë që operacioni "Shqiponja e zezë" pas tre vitesh investigimi çoi në arrestimin e 16 trafikantëve të gjithë shqiptarë që jetonin në rajonin e Lombardisë mes Milanos e Komos.

Sipas kësaj mediaje bosi i këtij trafiku droge është Fatos Bakaj 50 vjeç, me rezidencë në Durrës e që të gjithë e thirrasin me emrin Pirro. Prej më shumë se 20 vitesh  që nga koha e gomoneve shkon e vjen  në Itali. Më vitin 2004 arrestohet në Romë si trafikant droge. Pas 3 vitesh në burgun e Modenas merr një leje dalje për sjellje të mirë e arratiset. Më 2012 arrestohet në Durrës, më 2013 ekstradohet në Itali e aktualisht ndodhet në burgun e Saluzzos. Por dhe nga burgu ai vazhdon të jetë bosi i drogës, pika e referimit të trafikantëve shqiptarë që kanë pushtuar tregun e Lombardisë.

Sipas medias italiane një tjetër emër i rëndësishëm i trafikut të heroinës në Itali, është ai i Shkëlzen Tafa, 38 vjec i cili është nën hijen e Fatos Bakaj e që operacioni "Shqiponja e zezë" i ka ngritur 14 akuza arrestimi. Së bashku me bashkëshorten Adelina Tafa, kishin shndërruar banesën e tyre në Komo në një laborator përpunimi e konfeksionimi të heroinës.

Linku origjinal: Ecco i signori dell'eroina. Dietro la nuova invasione c'è la mafia albanese

 

Të fundit