Flash News

KRYESORE

Kush ishin më të ndjekurit në Instagram për vitin 2019

Nëse ne e përdorim Instagram-in thjesht sa për të postuar një foto, për t`u treguar miqve tanë për udhëtimin e radhës apo edhe për t`u "thënë" atyre për blerjen e re, disa të tjerë e kanë mënyrë jetese. Instagram-i është kthyer në një nga instrumentet kryesore fitimprurëse për bizneset dhe shumë njerëz të famshëm nga fusha të ndryshme në gjithë botën.

Artistë, futbollistë apo njerëz nga profesione të ndryshme që janë të famshëm, paguhen me qindra mijëra dollarë për një postim në këtë rrjet social. Sa më shumë fansa të kesh, aq më shumë paguhesh. Por kush kryesoi listën e më të ndjekurve për vitin 2019?

I nisim:

I pari është futbollisti portugez, i cili tashmë luan me skuadrën italiane Juventus: Cristiano Ronaldo. Ai ka 192 milionë ndjekës.

E dyta është Ariana Grande, e cila i zuri vendin Selenës (e cila ishte mbretëresha e Instagramit). Ajo ka 168 milionë ndjekës.

Dwayne Johnson ose i njohur ndryshe si "The Rock" është i treti më i ndjekur në Instagram. Ai ka 164 milionë ndjekës.

Me vetëm një milionë më pak ndjekës, në vendin e katërt pozicionohet Selena Gomez. Selena është rikthyer fuqishëm me projekte muzikore pas një pauze prej 2 vitesh (çka i shkaktoi dhe humbjen e disa ndjekësve dhe rënien në renditje në Instagram). Tani ajo ka 163 milionë ndjekës.

Kim Kardashian është e pesta më e ndjekura në Instagram. Ajo ka 153 milionë ndjekës.

Me të njëjtin numër ndjekësish është dhe motra e saj e vogël, Kylie Jenenr, e cila renditet e gjashta me 153 milionë ndjekës.

Në vendin e shtate, është lojtari i "Barcelonës" Leo Mesi, me 138 milionë ndjekës.

Mbretëresha e popit, Beyonce,  rënditet e teta me 136 milionë ndjekës.

Në vendin e nëntë Neymar Jr me 129 milionë ndjekës.

E ndërsa në vendin e dhjetë është pikërisht Taylor Swift, me 123 milionë ndjekës.

Të fundit