Flash News

KRYESORE

Kuvendi sot në seancë, PD dhe LSI mobilizohen me urgjencë për të protestuar

Kuvendi sot në seancë, PD dhe LSI mobilizohen me urgjencë

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po mobilizojnë me urgjencë strukturat për të protestuar pasditen e sotme, në orën 17:00, përpara Parlamentit në Tiranë.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vendosi të ndryshojë ditën e seancës plenare, e parashikuar për të enjten, për shkak se opozita kishte paralajmëruar sërish protestë. Por partitë opozitare kanë vendosur t’i kundërpërgjigjen këtij vendimi të kryeparlamentarit, duke njoftuar për zhvillimin e një proteste këtë pasdite.

Mësohet se shumica e protestuesve do të jenë banorë të kryeqytetit, pasi ky organizim nuk ishte planifikuar më parë.

Njësoj si më 16 shkurt, plani B i Gramoz Ruçit për të shmangur protestën e opozitës

Të fundit