Flash News


KRYESORE

Lady Gaga flet hapur për performancën në 'Oscars': Ishte e planifikuar çdo gjë

Lady Gaga flet hapur për performancën në 'Oscars':

Performanca e Lady Gaga dhe Bradley Cooper në "Oscars" e këngës "Shallow" u shoqërua me shumë lajme e komente. Kjo pikërisht për shkak të performancës dhe kimisë që dyshja kishte.

Shumë e komentuan dhe si të guximshme duke qenë se ish-bashkëshortja (në atë kohë nuk ishin ndarë) e Bradley-t ishte e pranishme në rresht të parë.

Mirëpo, gjithçka paska qenë e inskenuar. Vetë Gaga e ka pohuar për Oprah se kanë punuar shumë ditë për atë performancë.

Oprah e ka pyetur duke treguar se çfarë ka rrëfyer Cooper:

“Ai ka thënë se nëse fjalët do ishin të vërteta, ai nuk do mund të të shikonte kurrë në sy kur ishit të ulur në piano. Ai tha se faji katolik nuk do e lejonte kurrë të të shikonte ty në sy. Si u ndjeve për gjithë këtë atë kohë? E përballove shumë mirë”

Dhe këngëtarja Lady Gaga u përgjigj:

“Si performues dhe aktorë, sigurisht që ne donim t’i bënim njerëzit të besonin se ne ishim të dashuruar. Dhe ne donim që njerëzit ta ndjenin atë dashuri në ‘Oscars’. Ne donim që ajo të përçohej përmes lenteve të kameras dhe në çdo televizior ku po shihej. Dhe ne punuam fort për atë gjë, punuam për ditë me radhë. Ishte e planifikuar si performancë”,

Të fundit