Flash News

KRYESORE

Lajm i keq për Milanin, ylli i skuadrës refuzon rinovimin

Lajm i keq për Milanin, ylli i skuadrës refuzon rinovimin

Problemet te Milani nuk kanë fund. Sipas mediave italiane, portieri Gianluigi Donnarumma ka refuzuar kontratën e re që klubi kuqezi ka menduar t'ia ofrojë shtatlartit të portës.

Kontrata aktuale e gardianit të kombëtares italiane përfundon në vitin 2021, pra pas dy vitesh, kështu që në Milano kanë nxituar për ta rinovuar atë. Arsyeja dihet: sa më pak vite në kontratë që ka, aq më shumë shtohen gjasat që Donnarumma të largohet.

Milani i ka ofruar një pagë deri në 6 milionë euro në sezon, por Donnarrumma synon të transferohet te një skuadër që i garanton paraqitje në Champions League.

Manchester United, Arsenali dhe PSG qëndrojnë nga pas, gati për të tërhequr djaloshin në një aventurë tjetër. Donnarumma duket i nxitur edhe nga agjenti i tij, Mino Raiola.

Të fundit