Flash News

KRYESORE

Lajme të mira dhe inkurajuese për koronavirusin nga Kina

Lajme të mira dhe inkurajuese për koronavirusin nga Kina

Megjithëse Evropa dhe pjesa tjetër e botës por përjeton një situatë të agravuar të koronavirusit, në kinë, ku në një prej provincave të saj, Wuhan, pati origjinën COVID-19; rastet janë gjithnjë e në ulje.

Autoritetet kineze kanë bërë me dije se sot është regjistruar numri më i ulët i rasteve të reja, ku në 24 orët e fundit vetëm 8 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus dhe 7 të tjerë janë viktima nga COVID-19. Të gjitha këto në provincën e Shandong.

Ndërsa ata që kanë lënë spitalin janë 1318, duke  çuar kështu numrin e të shëruarve totalisht në 64 mijë, ose ndryshe 80%. Kina është një prej vendeve që kanë lajmet më të mira dhe inkurajuese për uljen e të prekurve, edhe pse ishte vendi i origjinës të kësaj pandemie, dhe tani kanë filluar të ofrojnë ndihmë për shtetet e tjera që po kalojnë të njëjtën situatë, si Italia.

Vetëm një ditë më parë mbërriti në Itali një ekip mjekësh kinezë dhe medikamente për të ofruar asistencë në kalimin e këtyre ditëve.

Të fundit