Flash News

KRYESORE

Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen prindër së shpejti

Prej vitesh Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë në një lidhje dashurie, por pavarësisht kësaj, reperi vetëm para disa muajsh e konfirmoi publikisht lidhjen me të dashurën e tij. Disa ditë më parë reperi i bëri urimin më të ëmbël Sarës për ditëlindje, duke publikuar një pozë romantike të tyren në bregdet. Çifti shfaqej i kapur për dore, ndërsa Ledri i dedikonte Sarës fjalët e ëmbla të këngës së tij:

“E rujm njoni-tjetrin si ujin e pishëm, si me jetu veç na dy me ni ishull. Gëzuar ditëlindjen.”

Burime të afërta të çiftit kanë treguar për “Botasot.info” se shumë shpejt, Sara dhe Ledri do të bëhen prindër për herë të parë. Bëhet e ditur se bukuroshja është në muajt e parë të pritjes së ëmbël, për më tepër është zbuluar edhe gjinia e bebushit! Thuhet se reperi dhe partnerja po presin një vajzë, mirëpo ky lajm ende nuk është konfirmuar nga dyshja.  

Të fundit