Flash News

KRYESORE

Leicesteri i Italisë është Fiorentina, 7 gola në një ndeshje!

Leicesteri i Italisë është Fiorentina, 7 gola në një

Pas Leicesterit në Premier League, mrekullinë e radhës me goleadë sot e ka bërë Atalanta me fitoren 7-1 ndaj Udineses në Serie A. Kjo skuadër super ofensive e sheh veten 3 pikë larg Juventusit kryesues.

Goli i parë u shënua pas 12 minutash lojë nga Okaka I Udinenes. Bergamaskët reaguan në të 21' me Ilicic. Zikaltrit shënuan dy gola të tjerë në pjesën e parë (Muriel 35' me penallti dhe Ilicic 43'). Pjesa e dytë solli gola dhe plot spektakël sërish. Muriel shtoi dy gola të tjerë në shportën e goleadës (48', 75' pen) duke u bërë lojtari i dytë në historinë e klubit me 8 gola në 9 javët e para të një sezoni të Serisë A.

Pasalic (52') dhe Traore (83') shënuan dy golat e fundit për Atalantën dhe ndeshja gjithsej prodhoi 8 gola. Napoli, ndërkohë, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Spal-it të Etrit Berishës.

Të fundit