Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Nga Gentian Gaba
Kjo është një histori mbi artin e humbur e të shkruarit një letër. Një histori që nis disa vite më parë në Firenze, në një qoshk të Piazza della Libertà. Aty ku autori i këtyre radhëve gjen në tryezën e një libër-shitësi një libër të përdorur, të botuar në vitin 1968. Kapaku vishnjak, i stolisur me lule të florinjta, ishte mbështjellës i denjë për autorin e Princit, Niccolò di Bernardo dei Machiavelli.
Në brendësi të veprës, të publikuar pesë shekuj më parë, midis faqeve të zverdhura nga kalimi i pesë dekadave nga botimi, bash me aromën tipike të librave të përdorur, gjendej një letër e shkruar me dorë. Një faqe A4, e mbushur në të dyja anët e saj, mbi të cilën derdhet një kaligrafi elegante.
Rreshtat në gjuhën angleze, pasurohen nga një fotografi fare e vogël. Një grua me flokë të shkurtra dhe vështrim ngadhënjyes, gati sfidues ndaj aparatit fotografik dhe fleshit që përjetëson atë moment, duke lënë një gjurmë të shndritshme tek xhami i mbrapsëm i një makine të bardhë. Ajo është Yvonne. Autorja e letrës brenda atij libri, që dinamikat e fatit i dhanë trajtën e një dëshmie të gjetur në një shishe që lundron në detin e kohës, në kërkim të një lexuesi për të rrëfyer një histori të komplikuar si vet natyra kalamendëse e njeriut.
Letra, e cila ndodhet më poshtë, mban datën 13 korrik 1994. Yvonne i drejtohet një mikut të saj në Itali, Roberto. I flet për ekspozitat artistike, për udhëtimet e shumta që ka bërë vitin e fundit; për rehatinë që gjen në Amsterdamin e saj pas një mungese të gjatë, si dhe për rrugëtimin që është duke nisur drejt shtetit ku pritësi i letrës jeton. Yvonne do të shkojë në Romë sepse është një nga tre finalistët e një gare artistike, “Prix de Rome”. Ka dëshirë të shkojë atje me makinën e saj, jo vetëm për shpirtin aventurier që lexohet në çdo rresht të letrës, por edhe sepse ka një kërkesë aspak të zakontë, kërkon që vetura e saj 22-vjeçare të bekohet nga Papa në sheshin e Shën Pjetrit. Dëshiron që Roberti t’i bashkohet asaj në këtë udhëtim, duke i kthyer tendën që ajo dhe Franz ka harruar në shtëpinë e tij, bashkë me çelësat origjinale të makinës së saj. I kërkon ndjesë për telashet në të cilat Franzi kishte futur Robertin një vit më parë, duke shtuar se edhe ajo tashmë nuk kishte më asnjë marrëdhënie me atë.
Dorëshkrim mbyllet në një mënyrë mjaft kurioze. Bashkë me letrën, Yvonne i nis mikut një libër të botuar enkas për martesën e saj. Një dasmë asfare normale, për të cilën i kishte folur Robertos në Indi, një premtim dashurie midis asaj dhe mobilies Wendel. Send për të cilën Yvonne ka një konsideratë më të madhe sesa ajo që ruan për njerëzit, duke e shprehur në mënyrë mjaft të qartë me këto fjalë: “Unë ende besoj se copëzat e mobilieve janë më të besueshme sesa njerëzit.”
Kundruall këtij qëndrimi, plot habi për përmbajtjen e letrës, nisa të kërkoj autoren e atyre rreshtave. Historia, që deri në atë moment ndërthurte fatet e Yvonne, Roberto dhe Franz në vitin 1994, bëhet pjesëz e një tjetër historie, atë të zbulimit të personazheve të saj në dekikat e fundit të vitit 2018.
Pas shumë përpjekjesh në hapësirën digjitale të internetit (që është edhe rrjeta botërore në të cilën ranë letërkëmbimet e këtij lloji, për të mos u kthyer më), mbërrita tek Yvonne.
Tek blogu i saj, hapësirën “online” të Yvonne Dröge Wendel, artiste përnjëmend; me studio në Amsterdam dhe me një dimension evropian, të fituar edhe fal martesës me një mobilie në vitin 1992, sikurse shkruante në letër. Një komedinë dekorative e trashëguar nga e ëma. Nga ky send merr edhe mbiemrin Wendel, i cili është emri i fabrikës që ka prodhuar atë.
Një akt ekstravagant dhe lojcak, i lindur ndoshta nga vullneti për të shndërruar veten në një objekt artit; ku shfaqet më së miri marrëdhënia midis njerëzve dhe gjerave, si e ndikojnë ato veprimin tonë, që është edhe fusha e hulumtimit artistik dhe filozofik e Yvonne.
Blogu, i pasur me fotografi, është një ekskursion në një jetë që tashmë njohim nga kjo letër. Udhëtimet plot ngjyra në Afrikë, momenti i dasmës me komedinën e së ëmës, rruga e gjatë për në Romë; bekimi i makinës, një Renault 16LT, nga një prift në qytetin e përjetshëm; ekspozita me emrin “La Benedizione della Macchina” dhe vendi i dytë i fituar me këtë instalacion në “Prix de Rome”. Një jetë dhe një karrierë që vazhdon edhe sot e kësaj dite, nga po ai qytet nga i cili letra u nis dy dekada e gjysmë më parë.
Sipas ndjeshmërisë së gjithsecilit, kjo letër dhe kjo jetë e zbuluar, ka potencialin për të nemitur e për të ngjallë një nostalgji ndaj gjithë gjërave të shkuara që nuk i rezistuan dot tëhuajsimit në këtë epokë digjitale. Kohë në të cilën teknologjia ndoshta ka tejkaluar aftësitë tona për ta kuptuar atë, madje edhe veten tonë në raport me teknologjinë. Kur kemi humbur aftësinë për të komunikuar në mënyrë cilësore, ndjesinë e të shkruarit një letër apo të priturit me ankth një të tillë; duke iu dorëzuar pa kushte sasisë së “kohës zero”, të postës elektronike, Facebook, Instagram,Twitter e gjithë atyre mjeteve 2.0 që e kthehen letrën e shkruar në një shajni.
Por, nga ana tjetër, jeta e protagonistes së kësaj historie në dy epoka, përpara dhe pas Zuckerbergut, mundëson edhe një apologji ndaj kësaj ere të re, pa mjetet e të cilës rrëfimi i saj do të ishte i pamundur. Do të tregohej gjetja e një letre të çuditshme, pa mbiemra, në të cilën flitet për një dasmë surreale me një mobilie; veçse, në asnjë moment, nuk do të ishte i arritshëm zbulimi i portretit të Yvonne, tashmë të fisnikëruar nga rrudhat, bashkë me gjithë larminë artistike dhe njerëzore.
Sikurse do të ishte i pamundur, hapi i radhës në këtë histori, kontakti me të:
Yvonne, you’ve got mail!
Letra e përkthyer
13 – Korrik - 1994
I dashur Roberto!
Uroj të jesh mirë në Itali! Asnjë shenjë në studion tënde?
Siç mund ta dish tashmë; ekspozita që duhet të zhvilloja në Itali nuk u realizua për arsye financiare dhe organizative. Ndoshta do të jetë për një herë tjetër.
Në vend të kësaj shkova në Karaibe, më pas në Botsvana, Afrikën e Jugut, pastaj në New York, praktikisht kam qenë duke udhëtuar gjatë gjithë kohës. U lodha aq shumë nga të udhëtuarit saqë po shijoj çdo ditë Amsterdamin.
Kam punuar shumë për përgatitjen e disa ekspozitave dhe këtë vit jam zgjedhur për të marrë pjesë në Prix de Rome, është një çmim tradicional për artistët dhe unë jam ndër 3 anëtarët e fundit, në shtator një komision do të zgjedhë se cili prej 3 anëtarëve do të fitojë çmimin e parë.
Për këtë arsye dua të ngas makinën time të dashur në Itali, në Romë, dua që Papa ta bekojë atë. (Kam dëgjuar se në ditën e Shën Kristoforit, Papa bekon makinat në Sheshin e Shën Pjetrit, por jam ende duke kërkuar më shumë detaje) deri tani është më shumë një ide e vagullt, por, nëse gjithçka shkon mirë, dua të marr trenin e makinave më 16 Korrik për në Milano (duhet të dish se makina ime është disi e gjymtuar dhe nuk mund ta ngas shumë larg - është 22 vjeçe!).
Unë vozis me biçikletë shumicën e kohës dhe këtë objekt të bukur e mbaj në studion time! Por, siç e di, për Prix de Rome do të doja ta merrja në Romë.
Franz ka lënë disa gjëra tek shtëpia jote, tendën time të dashur dhe, më e rëndësishme, çelësat origjinale të makinës sime. Do të ishte shumë mirë nëse mund të kalonim nga shtëpia jote dhe të merrnim gjërat me ne, ndoshta mund të të pëlqente të bashkohesh me ne në udhëtimin drejt Romës!?
Jam ende e shumë e keqardhur që u përfshive në atë punën jo dhe aq të këndshme me Franz vitin e shkuar, shpresoj të mos ishte shumë e keqe për ty.
Edhe unë pata një periudhë shumë të pakëndshme me atë dhe, për pasojë, nuk kemi më asnjë marrëdhënie.
Pra, nëse ia dal të vij në Itali (herën e fundit që e provova makina u prish në Këln) (gjithashtu më duhet të gjej sa më parë një fotograf të mirë + një mekanik) duke ia dalë mbanë me të gjitha këto – atëherë do të më pëlqente të të shihja rreth 19 korrikut!
Bashkë me këtë letër, po të dërgojë edhe një libër, i cili është botuar kohët e fundit. Ka të bëjë me martesën time me mobilien derkorative Wendel, e mban mend? Të kam folur për atë në Indi! Unë ende besoj se copëzat e mobilieve janë më të besueshme sesa njerëzit – E sheh? Ky libër është shtypur me rastin e përvjetorit të dytë të dasmës sonë.
Urimet më të mira për ty dhe shpresoj të kem lajme nga ty një ditë.
Të përshëndes, Yvonne
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24















