Flash News

KRYESORE

Lezhë, digjet qëllimisht makina e efektivit të policisë

Lezhë, digjet qëllimisht makina e efektivit të policisë

Kemi dëgjuar shpesh ditët e fundit për makina që marrin flakë në lëvizje, por kësaj here është djegur në mënyrë të qëllimshme automjeti i një efektivi të policisë rrugore në Lezhë. Si fillim makinës i janë thyer xhamat e më pas i është hedhur benzina. Makina tip Benz ishte në pronësi të shtetasit me iniciale A. T 36 vjeç i cili punon si efektiv në komisariatin e Mirditës. Ngjarja ka ndodhur në Ishull – Shëngjin në afërsi të superstradës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lezhe, digjet automjeti i efektivite te policise rrugore. Më datë 23.07.2017, në Ishull-Shëngjin, në afërsi të superstradës, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.T, vjeç 36, banues në Rrëshen, punonjës i policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe i kanë hedhur një bidon me benzinë, ku nga zjarri i shkaktuar është djegur pjesërisht sedijla e mbrapse dhe tapiceria. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë.

Të fundit