Flash News

KRYESORE

I lidhur me dikë tjetër, Ben Affleck kërkon të rikthehet me Jennifer Garner

Aktori Ben Affleck është në një lidhje me Lindsay Shookus por kjo nuk e pengon atë të kërkoje një ribashkim me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.  Ai nuk pranon të dorëzohet dhe do me çdo kusht të rikthehet me aktoren.

Ata u divorcuan pasi Ben e tradhtoi bashkëshorten, u përfol dhe për një marrëdhënie që Ben kishte me dadon e fëmijëve të tyre, por Jennifer tha se vendimi për divorc nuk kishte lidhje me këtë gjë, pasi e kishin marrë më parë. Sipas Us Weekly, Jennifer, për hir të fëmijëve, e fali dhe u përpoq që të vazhdonin si më parë, por Ben nuk ndryshoi.

Mesa duket për prindërit e tre fëmijëvë nuk ka më kthim pas pasi Garner nuk ka besim te ish-bashkëshorti.

 

Të fundit