Flash News

KRYESORE

Lippi i ka idetë e qarta: Serie A duhet të rifillojë!

Lippi i ka idetë e qarta: Serie A duhet të rifillojë!

Ish-trajneri i Italisë, Marcelo Lippi, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me rifillimin e Serie A. Ai mendon se kampionati italian duhet të riluhet dhe të japë verdiktet në fushën e lojës.

"Në mendimin tim, kampionati duhet të mbyllet. Të luhet i gjithi. Në se do të jetë në maj, gusht apo shtator mbetet për t'u parë. Nëse vazhdon sezoni tjetër do të ketë më shumë konfuzion".

Trajneri i njohur mendon se duhet të luhet me tifozë, por kur nuk ka zgjidhje tjetër duhet të zgjedhin të luajnë pa tifozë. "E di se të luash me dyer të mbyllura, nuk është futboll. Kur nuk ka tifozë nuk është bukur, por kur nuk ka zgjidhje tjetër duhet pranuar", - tha ai.

Të fundit