Flash News

KRYESORE

Lista për Luksemburgun dhe Izraelin, De Biasi rikthen Kaçen, mbetet jashtë Xhaka

Lista për Luksemburgun dhe Izraelin, De Biasi rikthen Kaçen, mbetet

Trajneri Gianni de Biasi ka publikuar listën me lojtarët që do të grumbullojë për dy ndeshjet e radhës së Kombëtares Shqiptare.

De Biasi ka vendosur të rikthejë në kombëtare mesfushorin Ergys Kaçe, i larguar nga ekipi pas përplasjeve me trajnerin. Me ekipin do të grumbullohet edhe Ermir Lenjani.

Taulant Xhaka ka mbetur jashtë grumbullimit duke konfirmuar se marrëdhëniet me De Biasin mbeten ende të tensionuara. Jashtë ka mbetur edhe sulmuesi Bekim Balaj.

Lista:

Portier: Strakosha; Hoxha; Shehi

Mbrojtës: Aliji; Ajeti; Gjimshiti; Hysaj; Mavraj; Veseli

Mesfushorë: Basha; Kaçe, Memushaj; Roshi; Lila; Lenjani; Kukeli; Abrashi

Sulmues: Llullaku; Cikalleshi; Sadiku; Latifi; Grezda; Hyka

Të fundit