Flash News

KRYESORE

Liverpool merr vendimin për Shaqirin, vlera e tij dyfishohet

Liverpool merr vendimin për Shaqirin, vlera e tij dyfishohet

Liverpool ka marrë përfundimisht një vendim për të ardhmen e sulmuesit anësor Xherdan Shaqiri. Sipas asaj që raporton "Liverpool Echo", lojtari me origjinë shqiptare është nxjerrë në merkato nga klubi i kuq.

Jurgen Klopp pagoi 15 milionë euro dy vite më parë për Shaqirin dhe tani pritet të fitojë të paktën dyfishin nga shitja e tij. Drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur të kërkojnë 30 milionë euro për kartonin e sulmuesit, pavarësisht se në sezonin e kaluar ka luajtur vetëm 10 ndeshje gjithsej në të gjitha kompeticionet.

Shaqiri gëzon interesin e disa skuadrave të tjera angleze, por mund të rikthehet në Serie A. Bundesliga, gjithashtu, mbetet një opsion për të.

Të fundit