Flash News

KRYESORE

Lleshaj ‘zhvendoset’ në Shkodër, shkak kërcënimi i drejtuesve të ‘Vllaznisë’

Lleshaj ‘zhvendoset’ në Shkodër, shkak kërcënimi

Për të tretën herë brenda një jave, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ndodhet në qytetin e Shkodrës. Ai ka mbërritur këtë pasdite i shoqëruar nga Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për të zhvilluar një takim në prefekturën e Shkodrës.

Ndonëse zyrtarisht nuk ka një komunikim zyrtar, raportohet se shkak për praninë e Lleshajt dhe Veliut në qytetin verior është bërë kërcënimi i drejtuesve të klubit të futbollit të ‘Vllaznisë’.

Ditën e sotme, trajneri Agim Canaj dhe drejtues të klubit kanë paraqitur dorëheqjen në bashki për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që u bëhen nga persona të jashtëm. Këta persona kërkojnë të përcaktojnë se kush lojtar do të luajë apo se kush duhet të grumbullohet me ekipin e parë.

Nuk është hera e parë që trajnerë dhe drejtues të ‘Vllaznisë’ vendosen nën kërcënimin e bandave kriminale.

Të fundit