Flash News

KRYESORE

London realizon pikturën e tij të parë, Ledioni Liço: Edhe mamin e ka artiste

Djali i Ledion Liços dhe Sara Hoxhës, London Noor, tashmë është rritur dhe duket se prindërit e kanë “angazhuar” edhe në pikturë.

Së fundmi, moderatori ka postuar në rrjete sociale një foto të pikturës së London, të cilën e ka shoqëruar me një shprehje të Picassos.

“Të gjithë fëmijët janë artistë. Problemi është si të mbeten artistë kur rriten”, ka shkruar Ledioni në ‘Instagram’.

Piktura është realizuar nga gishtat e vogëlushit London, i cili ka përzier bojrat me njëra tjetrën dhe në fletë duket edhe emri i tij i shkruar me të kuqe.

Ndërkohë, mamaja e tij Sara Hoxha, ka komentuar në foto duke u shprehur se London nuk e shkruan dot emrin e tij vetëm, dhe është Ledioni ai që i është përgjigjur duke thënë se edhe mamin e ka artiste.

Të fundit