Flash News

KRYESORE

LSI publikon emrin e punonjësit të policisë: Dhunoi të rinjtë, të largohet

LSI publikon emrin e punonjësit të policisë: Dhunoi të

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, ka reaguar sa i takon protestës së zhvilluar prej 10 ditësh nga studentët. Kërpaçi tha se studentët protestojnë, sepse shurdhësia dhe indiferenca e shtetit i detyron ata të jetojnë në kushte të turpshme.

“Një kryeministër i cili u thotë studentëve të cilët kalojnë natën në shesh për realizimin e kërkesave të tyre, që mund të rrinë edhe 10 vjet aty, nuk është gjë tjetër vetëm se një mostër e çoroditur psiqikisht dhe një kryeministër i tërbuar nga paratë e oligarkëve.

Të thuash studentëve mund të rrini edhe 10 vite aty është një qëndrim kriminal si dhe vete politika e kriminalizuar e Edi Ramës dhe qeverisë së tij”, u shpreh Kërpaçi.

Më tej, deputetja e LSI-së shprehu akuza edhe për policisë që sipas saj ditën e djeshme i’u kundërvu të rinjve.

“Policia e cila nuk përplaset po bëhet njësh me krimin, dje i është kundërvënë të rinjve, të cilët të vendosur për të kaluar natën në të ftohtin e acartë, nuk i ka lejuar të përdornin disa copa druri për ngrohje.

Oficerë si Roven Zeka, nuk mundet kurrë që duke përdorur uniformën e policisë, të dhunojnë të rinjtë.

Policë të tillë i bëjnë turp Policisë së Shtetit dhe largimi i tyre nga forcat e policisë do të ishte më e pakta që mund të bënin që të reflektonin ndaj këtyre ngjarjeve të turpshme”, tha deputetja Floida Kërpaçi.

 

 

 

Të fundit