Flash News

KRYESORE

Luan Rama akuzon qeverinë për neglizhencë dhe bën thirrje për dialog: Çfarë po presim?

Luan Rama akuzon qeverinë për neglizhencë dhe bën thirrje

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama në një deklaratë për mediat i bëri thirrje politikanëve të ulen në dialog, si rruga e vetme për të kapërcyer krizën politike. Duke ju referuar vendimit të BE, Rama tha se deri tani nuk është bërë asgjë për të përmirësuar situatën.

“Qeveria e para dhe kryeministri si përgjegjës i integrimit dhe klasa politike, siç thotë rezoluta, të veprojnë menjëherë përmes dialogut politik. Çfarë presim? Apo të dominuar prej interesave të tjera që s’kanë të bëjnë me interesin e vendit, sabotojnë dhe provokojnë për të mos shkuar tek dialogu politik?”, tha Luan Rama.

Po ashtu zëvendëskryetari i LSI theksoi se çdo lëvizje tjetër diplomatike që nuk është në përputhje me ato që thotë Bundestagu apo SHBA është në dëm të interesave europiane të Shqipërisë.

“Për LSI-në integrimi europian i vendit është një prioritet kombëtar i patjetërsueshëm dhe i panegociueshëm dhe duhet punuar prej të gjithëve për tapërmbushur”, shtoi më tej.

Të fundit