Flash News

KRYESORE

Luksemburgu kundër Serbisë: Në Kosovë u zhvillua luftë, në Katalonjë jo

Luksemburgu kundër Serbisë: Në Kosovë u zhvillua luftë,

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn është shprehur kundër deklaratave të homologut serb, Ivica Daçiç, lidhur me krahasimin e pavarësisë së Kosovës me ngjarjet që po ndodhin në Katalonjë.

Në konferencën e përbashkët me homologun Ditmir Bushati, Asselborn tha nga Tirana se në Kosovë u zhvillua luftë, ndërsa në Katalonjë dhe Krime jo.

“Në Kosovë kishte luftë dhe në Krime e në Katalonjë nuk kishte luftë. Ky është dallimi kryesor që duhet mbajtur parasysh. Mund të duhen disa gjenerata për të ndryshuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa mes Katalonjës dhe Spanjës nuk besoj se do të ketë thellim të krizës”, u shpreh numri një i diplomacisë së Luksemburgut.

Daçiç: Katalonja njësoj si Kosova. Replikon Bushati: Gjykata Ndërkombëtare hoqi çdo dyshim mbi pavarësinë

Shqipëria siguron mbështetjen e Luksemburgut për hapjen e negociatave

Të fundit