Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha në Elbasan: Duhet të jetë zemra ekonomike e Shqipërisë, por është kapur nga oligarkët

Lulzim Basha në Elbasan: Duhet të jetë zemra ekonomike e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Elbasan për t’u takuar me mbështetës dhe qytetarë, të cilët i ka ftuar në protestën kombëtare të 2 qershorit në Tiranë.

Në nisje të fjalës së tij, Basha theksoi se dëshiton që Elbasanit të jetë zemra ekonomike e Shqipërisë, por ashtu si pjesa tjetër e vendit edhe ky qytet është kapur nga oligarkët e lidhur me kryeministrin Edi Ramën.

“Ne e dimë se nuk ka dhe nuk mund të ketë lirë e të drejta njerëzore, as zgjedhje të lira, as çlirim nga oligarkia që ka kapur Elbasanin dhe të gjithë Shqipërinë, pa larguar njeriun që varfëroi dhe vodhi njerëzit e varfër të shtetit”, u shpreh Basha.

Basha akuzoi Qeverinë e Ramës se nuk ka avancuar me asnjë kilometër rrugën që lidh Elbasanin me Tiranën dhe nuk e ka ndihmuar ekonomikisht qytetin.

“Për interes të vetes dhe Qazim Sejdinit i dha krah banditëve, goditën policinë dhe asgjë nuk u ndodhi”, deklaroi kreu i PD-së.

Kryeopozitari theksoi se “çdo ditë që kalon jemi më të bindur se nuk ka zgjidhje pa largimin e Edi Ramës.”

“Ai po bëhet gati të kthejë Shqipërinë në monizëm, por qytetarët e bashkuar nuk do e lejojnë”, tha Basha.

Të fundit