Flash News

KRYESORE

Malaj: Basha gaboi, sistemi bankar nuk është treg domatesh

Malaj: Basha gaboi, sistemi bankar nuk është treg domatesh

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj mendon se kreu i PD-së, Lulzim Basha gaboi me letrën e dërguar bankave, pasi sistemi bankar nuk mund të trajtohet si treg domatesh.

“Sistemi bankar nuk është treg domatesh. Një letër i drejtpërdrejtë e liderit të opozitës ndaj bankave nuk i shkon një lideri aq më tepër një kryetari të opozitës së bashkuar, që është edhe e djathtë. Kjo sepse bankat kontrollohen nga Banka e Shqipërisë. Unë nuk i quaj PPP por i shtoj dhe një “P” tjetër: Partnerit Publik-Privat i Preferuar. U ndjeva keq kur pashë që letra i ishte drejtuar dhe Guvernatorit.”, tha Malaj në emisionin “Real Story” në News 24.

Të fundit