Flash News

KRYESORE

Martesa më e shkurtër në botë, gruaja e divorcon bashkëshortin pas tre minutash

Martesa më e shkurtër në botë, gruaja e divorcon

Një martesë në Kuvajt që ka zgjatur vetëm tre minuta mund të konsiderohet më e shkurtra në botë.

Sipas agjencisë së lajmeve "Kuwait Court", nusja i ka kërkuar divorcin bashkëshortit kur po dilnin nga gjykata. Shkak është bërë bashkëshorti i cili e ka quajtur “budallaqe” nusen që u pengua teksa po ecte.

Mediat vendase njoftuan se gjyqtari e ndërpreu martesën pasi nusja këmbënguli thyerjen e kontratës.

Kjo çështje nxiti reagim e të shumta në faqet e rrjeteve sociale ku disa përdorues shprehën pakënaqësinë e tyre me incidentin, ndërsa disa thanë se sjellja e tyre ishte e duhura.

Të fundit