Flash News

KRYESORE

Mazhoranca sot seancë në Kuvend, opozita zhvendoset në Elbasan

Mazhoranca sot seancë në Kuvend, opozita zhvendoset në Elbasan

Ditën e sotme në orën 10.00 është planifikuar seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë. Në sallë do të mblidhen vetëm deputetë të mazhorancës, pasi opozita ka paralajmëruar që prej ditës së djeshme se takimin do ta zhvendosin në një qytet tjetër, në Elbasan. Kjo në shenjë qëndrese ndaj kriminalitetit të shtuar edhe në këtë qytet.

Ndërkohë, të hënën, në nisje të sesionit të ri parlamentar, opozita mbajti një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër, ku u ngrit shqetësimi për ngjarjet e fundit kriminale.

Po ashtu, në rendin e ditës për sot është parashikuar votimi i ndryshimeve në buxhetin e vitit 2018.

Rendi i ditës:

  1. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
  2. Akt normativ nr. 1, datë 26.7.2018, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
  3. Të mbartura për votim:

- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

- Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi

Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

Të fundit