Flash News

KRYESORE

Mbaron “dashuria” LDK-VV, Mustafa: Mocion mosbesimi për Albin Kurtin

Mbaron “dashuria” LDK-VV, Mustafa: Mocion mosbesimi për Albin

Partneri i koalicionit i Lëvizjet Vetëvendosjes, Lidhja Demokratike e Kosovës do të kërkojë rrëzimin e Qeverisë Kurti nëpërmjet një mocion mosbesimi. Lajmin e dha vetë kreu i LDK Isa Mustafa, që gjatë një konference për mediat, deklaroi se “se LDK-ja do të iniciojë mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti”, shkruan gazeta Ekspress.

“Patëm mbledhjen e kryesisë, trajtuam situatën aktuale në vendin tonë shkaktuar nga rrezikimi i prishjes së marrëdhënieve me SHBA’në, si rezultat i mos heqjes së tarifës edhe pse kërkuan pareshtur si aleati yni. Gjithashtu e trajtuam edhe problemin që sot ka lind me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje të ministrit Veliu. Sot në mbledhje e diskutuam dhe kemi vendosur që LDK’ja të iniciojë mocionin e mosbesimit për të rrëzuar Qeverinë Kurti”, është shprehur Mustafa.

Shka duket se është bërë shkarkimi i ministrit Veliu nga Albin Kurti, për shkak të kundërshtive të shfaqura për masat ndaj koronavirusit.

“Sot është shkarkuar një ministër i LDK’së, në kundërshtim me marrëveshjen për koalicion. Nëse kryeministri ka vërejtje për ministrat e LDK’së, duhet të konsultohet me kryetarin e LDK’së fillimisht, e nuk ka ndodhur të konsultohet me mua”, tha Mustafa.

Të fundit