Flash News

KRYESORE

Mbërrin në KQZ dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve

Mbërrin në KQZ dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve

Ka mbërritur në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dekreti i presidentit Ilir Meta, i firmosur sot për anulimin e zgjedhjeve vendore.

Ky dekret do të diskutohet në një mbledhje të parashikuar për t’u mbajtur në orën 12.00 e thirrur nga nënkryetari Denar Biba, që me gjasë pritet të shoqërohet me debate.

Kujtojmë se presidenti Meta vendosi të shtyjë zgjedhjet që i cilësoi si farsë, për shkak se sipas tij, nuk mund të zhvillohen nën një klime të tensionuar politike, ku palët nuk kanë bërë përpjekje për dialog.

Po ashtu, sipas Metës zgjedhjet nuk mund të zhvillohen pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës, ndërsa do të sillte një përshkallëzim dhe rrezik serioz për sigurinë publike dhe paqen në vend.

Nga ana tjetër, PS ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e presidentit dhe se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor, ndërsa të enjten në parlament do të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit.

Të fundit