Flash News

KRYESORE

‘Mbretëresha e soul-it’ në gjendje kritike për jetën, Beyonce i kushton një koncert: Faleminderit për muzikën e bukur

Prej ditësh ka qarkulluar lajmi se Aretha Franklin, e cilësuar si ‘Mbretëresha e soul-it’ është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi po lufton me sëmundjen e kancerit.

Për t’i dhënë një mbështetje morale, Beyonce, si duket një nga fanset e saj më të zjarrta, i ka dedikuar asaj në shenjë mirënjohje një koncert ne shenjë falënderimi për gjithë emocionet që ka dhuruar përmes zërit dhe muzikës së saj.

“Kjo shfaqje i përkushtohet Aretha Franklinit. Ne të duam dhe të falënderojmë për muzikën e bukur”, ka thënë Beyonce në fillim të koncertit të mbajtur të Detroit si pjesë e turneut “On The Run II”.

Mbretëresha e “soul”-it, sot 76 vjeç, rrethohet nga familja e saj në Detroit, të cilët kanë kërkuar për lutje dhe ruajtje privatësie për legjendën e muzikës, e cila është përballur me disa probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit.

Të fundit