Flash News

KRYESORE

Mbytet një fëmijë në ‘Parkun Japonez’ në Korçë

Mbytet një fëmijë në ‘Parkun Japonez’ në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Një fëmijë i moshës 8 vjeç është mbytur në parkun e quajtur “Japonez”.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, por nga dyshimet e para mendohet të ketë rënë aksidentalisht.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek "Parku Japonez", dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.

Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

Të fundit