Flash News

KRYESORE

Me atentate mafioze dhe dy gra të vrara/ Ky vit nuk nisi i paqtë, 4 viktima në 5 ditë

Viti i ri 2020 ka nisur me ngjarje të rënda dhe tronditëse për opinionin publik.

Vetëm në 10 ditët e para të janarit janë shënuar katër vrasje, dy prej të cilave atentate mafioze dhe të mirëorganizuara, ndërsa dy viktimat e tjera janë gra.

Vrasja e parë u shënua në të gdhirë të 5 janarit në Tropojë. Guxim Gjuriqi, një biznesmen i njohur për zonën, u vra para lokalit të tij. Ai ishte pronar edhe i një karburanti gjithashtu. Por në media, emri i tij u lakua më së shumti për lidhjet e tij fisnore, sepse ishte kushëriri i Fatmir Haklajt, ky i fundit i akuzuari kryesor për vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator të vitit 1998.

Pas krimit autorët u larguan me shpejtësi dhe deri tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Një ditë më pas,  në fshatin Gjerbës të Mallakastrës një 16-vjeçar bashkë me dy të rinj të tjerë mbysin në banesën e saj nusen e xhaxhait, Drita Saliaj, pasi kishin hyrë për të vjedhur.

Dy ditë më vonë, policia e gjeti gruan në rezervuarin e Lumarës, pak kilometra larg shtëpisë.

 

 

 

 

 

Më 7 janar, vritet me snajper në mes të Rrëshenit ish-pronari i një televizioni lokal në Lezhë, Kastriot Reçi. Ai njihej si një biznesmen nga komuniteti, por ishte edhe një emër jo i panjohur për drejtësinë shqiptare. Dy vjet më parë i kishin vrarë në atentat vëllain në Romë, Gaspër Reçi, ndërsa  në 2016 u shpall në kërkim pasi policia i gjeti një sasi të madhe kanabisi në magazinat në Rrëshën në pronësi të tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më 10 janar, viktima është një tjetër grua. Kunati Erdet Çapoku vret me sende të forta kunatën, nusen e vëllait në Paskuqan, Enkeleda Çapoku.

Gruaja, bashkëshorti i së cilës ishte në burg për drogë, kishte prej 6 muajsh urdhër mbrojtje nga kunati i saj, pasi e kërcënonte vazhdimisht, ngjarje këto që shtojnë më shumë pasigurinë te qytetarët.

Të fundit