Flash News

KRYESORE

Të maskuar e me armë, 4 persona kërcënojnë pronarët dhe marrin eurot

Të maskuar e me armë, 4 persona kërcënojnë

Katër persona të armatosur kanë grabitur një shumë 5 mijë euro në një banesë në fshatin Dobraç të Shkodrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 në banesën e qytetarit me iniciale A.S.

Sipas deklarimeve të familjarëve në polici, autorët kanë qenë të maskuar dhe nën kërcënimin e armës morën 5 mijë Euro. Më pas u larguan nga vendngjarja me një makinë “Alfa Romeo”. Nga grabitja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identiãkimin dhe kapjen e autorëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë.

Të fundit