Flash News

KRYESORE

Me Torinon apo Juventusin, për kë bën tifo Conte?

Me Torinon apo Juventusin, për kë bën tifo Conte?

Antonio Conte nuk ka kohë të mendojë për Juventusin apo derbin e kundërshtarit të tij kryesor në Itali. Pas 10 javësh në Serie A, Interi i tij ka vetëm 1 pikë më pak se bardhezinjtë kryesues në tabelën e klasifikimit dhe kjo ia ngroh zemrën, sepse për këtë u mor nga Interi.

Sot tekniku u pyet se për kë bën tifo në derbin Torino-Juventus dhe përgjigjja e tij nuk ishte aspak enigmatike apo interesante në aspektin mediatik.

“Edhe pse do të doja të bëja polemikë, ju them se shoh shtëpinë time. Duhet të mendoj për ndeshjen tonë të radhës, kaq", - deklaroi Conte. Me pak fjalë, gazetari nuk e mori përgjigjen që donte. Conte foli në stilin "as mish, as peshk".

Të fundit